Në ndeshjen Francë – Finlandë, lëshohet gabimisht himni i Shqipërisë

Në ndeshjen Francë – Finlandë, lëshohet gabimisht himni i Shqipërisë

Një ngjarje shumë interesante ka ndodhur në ndeshjen e femrave mes Francës dhe Finlandës.



Derisa futbollistet finlandeze ishin gati të këndonin himnin e tyre, befasisht u lëshua himni i Shqipërisë.

Ato ishin të befasuara me këtë gjë dhe nuk e kuptonin se çfarë po ndodhë realisht.

Kujtojmë që një gabim i madh ndodhi edhe në ndeshjen me Francës dhe Shqipërisë, ndeshje kjo e zhvilluar në vitin 2019, atje ku në vend të himnit të Shqipërisë u vendos ai i Andorrës.

Në fund u kërkua ndjesë për gabimin e bërë dhe UEFA vendosi gjobë për “organizimin e gabuar” në atë humbje të Shqipërisë në shifrat 4-1.

Related Articles