Situata e krijuar në mes Rusisë dhe Ukrainës ka ngjallur debate të shumta në të gjithë botën.
Në lidhje me këtë çështje ka pasur reagime edhe nga ana e deputetëve të Kosovës gjatë seancës së sotme parlamentare.
Shefi i Grupit Parlametar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një bisedë për Gazetën “Enigma” ka thënë se Kosova është aleat dhe ushtar i SHBA-së.
Se cili duhet të jetë qëndrimi i Kosovës në raport me këtë situatë, Tahiri tha se shteti ynë duhet të koordinohet me SHBA-në.
“Shteti i Kosovës është shtet aleat dhe ushtar i SHBA-së në raport me politikën e jashtme ndërkombëtare dhe të sigurisë. Në këtë kontekst është shtet i përfaqësisë së secilit veprim dhe të koordinohet me SHBA-të”, tha Tahiri.
Reagim pati edhe nga e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se Qeveria e Kosovës padyshim që mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin e Ukrainës.
“Sikurse deri më tani dhe në vijim do të jemi të bashkërenduar me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n”, ka thënë Kurti.
LEXO EDHE: Situata e krijuar në mes Rusisë dhe Ukrainës, flet Kurti
Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme, bëri të ditur se Kosova qëndron me Ukrainën, ndërsa thekson se bota duhet t’i përgjigjet Putinit me vendosmëri.
“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë. Putini po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive në gjithë Evropën për shumë vjet. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij”, thuhet në reagim. /Gazeta Enigma/.