Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak minuta më parë, derisa dyshohet se një 15-vjeçare nga fshati Gumnishtë ka bërë vetëvrasje.
Gazeta “Enigma” mëson se vajza është e lindur në vitin 2007, por që ende nuk dihen arsyet e kryerjes së aktit.
Gazeta ka provuar të kontaktoj edhe Prokurorinë, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje në lidhje me rastin.
Ndryshe, edhe familjarët e viktimës e kanë konfirmuar përmes një shkrimi në Facebook, ku një familjar ka shprehur ngushëllime për humbjen.
LAJMI NË PËRDITËSIM …..