Ukraina thotë se ka vrarë 50 ushtarë e ka rrëzuar gjashtë avionë rusë

Ukraina thotë se ka vrarë 50 ushtarë e ka rrëzuar gjashtë avionë rusë

Policia e Ukrainës ka thënë se ka vrarë 50 ushtarë dhe ka rrëzuar gjashtë avionë rusë, në mes të një ofanzive të Rusisë në orët e para të mëngjesit.

Deklarata vjen pasi fillimisht u njoftua për shtatë të vrarë ukrainas dhe 11 të zhdukur.

Zyra e Presidentit të Ukrainës ka njoftuar se “nuk pritet të ketë një luftë të shpejtë”.

Presidenti i Ukrainës, Voloymyr Zelensky ka thënë se do t’u ofrojë armë secilin që i do ato.

Javëve të fundit janë parë shumë imazhe të civilëve ukrainas që i nënshtroheshin trajnimit bazë ushtarak derisa tensionet u rritën me Rusinë.

Zelensky këto deklarata i ka bërë përmes një konference për media.

Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Rusinë

Ukraina edhe zyrtarisht ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, pas pushtimit të saj në territorin ukrainas, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp.

Në orët e para të mëngjesit forcat ushtarake ruse kanë hyrë në territorin ukrainas. Hyrja është bërë nga disa zona të Ukrainës.

.Policia e Ukrainës ka thënë se ka vrarë 50 ushtarë dhe ka rrëzuar gjashtë avionë rusë, në mes të një ofanzive të Rusisë në orët e para të mëngjesit.

Deklarata vjen pasi fillimisht u njoftua për shtatë të vrarë ukrainas dhe 11 të zhdukur.

LEXO EDHE: Transmetimi i papritur – Si i kërcënoi Putin ukrainasit dhe vendet e tjera

Related Articles