Ministrja e Tregtisë dhe Ndërmarrësish, Rozeta Hajdari, ka siguruar qytetarët e Kosovës se ka mjaftueshëm rezerva të grurit, raporton Gazeta Enigma.
“Në kontakt të vazhdueshëm më kultivuesit e grurit, të cilët na sigurojnë se për 3 deri në 6 muaj nuk ka pse të brengosemi për mungesë të miellit”, tha Hajdari në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
“Na thanë se nuk kemi nevojë për panik. Ju sigurojmë se kemi rezerva me grurë dhe mallra dhe nuk ka nevojë për panik”, shtoi tutje ministrja.
“Kemi vendet mike që sigurojnë Kosovën se do të ndihmojnë me rezerva nëse ka nevojë”.
Hajdari ka treguar se kur mund të shfrytëzohen rezervat shtetore.
“Rezerva shtetërore shfrytëzohen për furnizim kur kemi luftë apo rrezik nga lufta, katastrofa tekniko ekologjike”, u shpreh ministrja.
“Në vazhdën e sigurisë së mallrave ne do të analizojmë të gjitha mundësitë për të mbrojtur tregun tonë dhe po marrim të gjitha veprimet sipas legjislacionit në fuqi”.
“Kemi kërkuar mjete shtesë nga ministri i Financave për të siguruar rezerva shtesë në rast të ndonjë krize”, përfundon ajo./GazetaEnigma/