Messi dhe Mbappe dhurojnë spektakël ndaj St Etienne

Messi dhe Mbappe dhurojnë spektakël ndaj St Etienne

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj St Etienne, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në Ligue 1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin msyafirët me Bouangën në minutën e 16-të, pas gabimit nga mesfushori Danilo.

Kylian Mbappe e barazoi rezultain në minutën e 42-të pas asistimit të Lionel Messit.

Ishin përsëri Mbappe – Messi që ia sjellin golin e dytë Parisit në minutën e 47-të, argjentinasi asistoi për francezin.

Për 3-1 shënoi mesfushori Danilo pas asistimit të Mbappes.

Pas kësaj fitoreje Paris Saint-Germain vazhdon në vendin e parë me 62 pikë.

Ndërsa, St.Etienne pozicionohet në vendin e 16-të./GazetaEnigma/

Related Articles