Britania e Madhe i ka shtuar sanksionet ndaj Rusisë pas vendimit të kësaj të fundit për ta pushtuar Ukrainën.
Sekretarja për Punë të Jashme e këtij shteti, Liz Truss, ka thënë që do t’i ngrijë në tërësi asetet edhe në tri banka të tjera, përfshirë edhe në bankën zhvillimore të Rusisë.
Ajo ka thënë që Mbretëria e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet të përjetojnë vështirësi ekonomike si rezultat i sanksioneve të tyre.
Britanikët po ashtu u kanë thënë limaneve që të mos u lejojnë qasje anijeve të kontrolluara nga Rusia apo anijeve të regjistruara në Rusi. / Gazeta Enigma.