Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk duhet të rreshtohet me askënd, por sipas tij t’i shikojë interesat e veta.
“Serbia nuk duhet të ndjekë një politikë në përputhje me interesat e Perëndimit dhe Lindjes, por në përputhje me interesat e veta dhe ai që dëshiron që ne të vendosim sanksione ndaj Rusisë nuk është kundër Rusisë, por kundër Serbisë”, tha ai në televizionin publik serb.
Ndryshe, Daçiq njoftoi se sot i shpall zgjedhjet presidenciale dhe vlerësoi se ngjarjet në Ukrainë kanë kushtëzuar që fushata zgjedhore në Serbi të jetë më pak intensive sesa do të ishte normale një muaj para zgjedhjeve. /Gazeta Enigma/.