Policia Kosovës ka njoftuar se të premtën në mbrëmjë ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje në Mitrovicën e Jugut si dhe ka sekuestruar dy pistoleta.
Sipas Policisë, dy të dyshuarit dyshohen se në fshatin Kçiq të Mitrovicës kanë shtënë me armë në ajër, më pas me veturën e tyre ishin larguar.
Arrestimi i të dyshuarve, shtetas kosovarë, është bërë pas kontrollit veturës, ku edhe u gjetën armët.
Policia njofton se pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ’mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe përdorim i armës”, thuhet në njoftimin e Policisë./GazetaEnigma/