Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës hyn në ditën e 11-të, një ekip i CNN në Markhalivka, në jugperëndim të Kyivit, foli me një viktimë të kësaj lufte.
Igor, i cili është 54 vjeç, tha se vajza e tij 12-vjeçare me aftësi të kufizuara, e cila përdorte një karrige me rrota u vra në një sulm që e goditi fshatin e tyre.
Igorit i kanë vdekur edhe gruaja, vjehrra, dy dhëndërit dhe shoqja e gruas së tij.
Dy nga nipërit e tij i mbijetuan sulmit, së bashku me macen e tij, Marsik.