Ministria e Jashtme e Kosovës dënon djegien e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv

Ministria e Jashtme e Kosovës dënon djegien e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka dënuar sulmin e forcave ruse mbi Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në qytetin Kharkiv në Ukrainë.

Konsullata e nderit u dëmtua rëndë prej një sulmi ajror rus, ndërkohë në reagimin e MPJ-së së Kosovës përmenden edhe sulmet tjera mbi institucione diplomatike në Ukrainë nga agresorët rusë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, dënon sulmin e forcave ruse mbi Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në qytetin Kharkov në Ukrainë.  Objekti ku ndodhej stafi i Konsullatës Shqiptare është shkatërruar në tërësi, nga forcat ajrore ruse mëngjesin e së hënës”.

Tutje “MPJD i cilëson të papranueshme sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, të cilat në ditët e fundit kanë cak institucionet diplomatike, pasi ditë më parë njëjte është sulmuar edhe Konsullata e Sllovenisë”.

“MPJD shpreh bën thirrje edhe njëherë për ndërprerje të sulmeve ruse mbi territorin ukrainas. Qeveria e Kosovës i qëndron pranë institucioneve dhe popullit të Ukrainës, në këtë periudhë ku sulmi rus po egërsohet edhe mbi popullatën civile”, thuhet në reagimin e MPJ-së./Gazeta Enigma/

Related Articles