Në Gjykatën Komunale në Sllavonski Brod të Kroacisë, shoferi 53-vjeç i autobusit nga Kosova që ishte aksidentuar vitin e kaluar, është dënuar me gjashtë vjet burgim, shkruan 24sata.hr.
Madje shoferi ka pranuar se ishte fajtor për aksidentin në të cilën humbën jetën 10 persona – pra pasagjerë nga Kosova, transmeton Gazeta Enigma.
Pas këtij vendimi shtetasi i Kosovës është kthyer në burgun ku kishte vuajtur masën e paraburgimit, nga ku do të pres aktgjykimin përfundimtar. Madje mediat kroate raportojnë se shoferi kosovar nuk do të apelojë vendimin.
Kujtojmë që mëngjesin e kobshëm të dielës së 25 korrikut 2021, rreth orës 6:20 në një autostradë tek Sllavonski Brodi, mjeti kishte dalë nga rruga brenda të cilit kishte pasagjerë – kryesisht shtetas të Kosovës që punonin në Gjermani dhe po udhëtonin nga Frankfurit për në Prishtinë.
Si pasojë e kësaj 10 pasagjerë kishin humbur jetën dhe 45 të tjerë janë lënduar, ku 15 prej tyre ishin në gjendje të rëndë. E shoferi i autobusit që u arrestua, dyshohet se kishte bërë lëvizje të pakontrolluara derisa po lëviznin. /Gazeta Enigma/