“Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet t’i kthehen parimit të “bashkekzistencës paqësore” si gjatë Luftës së Ftohtë”.
Kështu tha të martën ministria e jashtme ruse.
Ministria e Jashtme shtoi se ishte e hapur për dialog të ndershëm dhe me respekt të ndërsjellë me Shtetet e Bashkuara dhe se shpresa mbetet që normaliteti në marrëdhëniet midis dy vendeve të mund të rivendoset, raporton Reuters.
Prej 24 shkurtit kur Rusia nis pushtimit e Ukrainës, SHBA-të u rreshtuan krah Kievit duke sanksionuar presidentin Vladimir Putin dhe përkrahës të tjerë të tij në qeveri. Amerika ndërmori sanksione të rënda për Moskën duke filluar nga ngrirja e aktiviteti bankar e deri te llogaritë personale të rusëve.
Përveç Uashingtonit edhe Britania e Madhe dhe Perëndimi e ndëshkuan Putinin. Kjo solli reagime edhe nga Kremlini. Së fundmi, Rusia paralajmëroi se do ndërpresë furnizimin me naftë për rajonin e Evropës. /Gazeta Enigma/.