Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka pranuar se barazimi kundër Dritës është rezultat real. Munishi ka përgëzuar futbollistët e tij për angazhimin që e treguan, por ka pranuar se ekipi i tij nuk guxon të pranojë gola të lehtë siç bëri ndaj Dritës sepse mund t’i kushtojë me humbje.
Drita dhe Gjilani luajtën 1:1 në derbin e xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
“Nuk ishte një ndeshje e zakonshme, por derbi i madh dhe natyrisht se kishte emocione. Gabime patën të dy ekipet për shkak të fushës dhe duhej t’u flisja lojtarëve gjatë ndeshjes. Rezultati ishte real, sepse në momentin kur kemi pritur të shënojmë edhe golin e dytë, ne e pranuam një gol të lirë. Nuk duhet të pranojmë gola të tillë sepse mund të na kushtojnë me humbje”, është shprehur Munishi raporton Gazeta Enigma.
“Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Golin e shënuam pak më herët se kishim planifikuar por në përgjithësi jam i kënaqur edhe me angazhimin ashtu edhe rezultatin. Pas barazimit të Dritës, u frikësuam se mund të humbnim pasi Drita krijoi disa raste dhe kjo ishte si pasojë e golit të pranuar. Ne paksa u tërhoqëm dhe u fokusuam në kundërsulme. Realisht, rezultati ishte real në këtë ndeshje derbi”, ka thwnw ai./GazetaEnigma/