Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe beson se Rusia po përpiqet “të rikthehet” për një sulm të ri në Kiev.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe beson se trupat ruse kanë filluar të rivendosen përpara një sulmi të mundshëm në Kiev në ditët në vijim.
Sipas Sky News, thuhet se inteligjenca sugjeron se trupat e Vladimir Putinit vazhdojnë të bëjnë përparime të ngadalta në terren kundër rezistencës së vazhdueshme të Ukrainës.
Ajo beson gjithashtu se ka shumë pak gjasa që Rusia të ketë arritur objektivat që ajo ka përcaktuar në planin e saj para agresionit.
Ndryshe, gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme, është raportuar se sulmet e Rusisë kanë lëvizur drejt Ukrainës perëndimore.
Mediat lokale kanë raportuar për shpërthime në qytetin Ivano-Frankivsk, në jug-perëndim. Edhe Lutsk – në veri-perëndim – gjithashtu pa sulme me raketa këtë mëngjes. /Gazeta Enigma/.