“Gjermania dëshiron të kontribuojë në takimin mes qeverive të Beogradit dhe Prishtinës pas zgjedhjeve dhe të ndërmarrë hapa konkretë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha ajo.
Ndërkaq, Vuçiq ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën, Serbia ka qëndrime të ndryshme me Gjermaninë, por se tha se u pajtuan me ministren gjermane se dialogu është ai që zgjidh problemet.
“Beogradi është i përkushtuar ndaj dialogut dhe ne gjithmonë jo vetëm që jemi përgjigjur, por më duket se po kontribuojmë në progresin e atij procesi në mënyrën më të mirë dhe më konstruktive, kur ka vullnet nga të gjitha palët”, tha Vuçiq, shkruan RTS, përcjell Gazeta Enigma.
Por, kryediplomatja gjermane i bëri me dije Vuçiqit se anëtarësimi në BE nënkupton gatishmëri që Serbia t’i harmonizojë qëndrimet me Unionin.
Derisa ka folur për luftën e Ukrainës, Baerbock ka thënë se edhe vendi i saj edhe Serbia “janë prekur në mënyrë të veçantë sepse kemi lidhje të ngushta me Rusinë, por në këtë moment duhet të gjejmë qëndrime të qarta, jo vetëm brenda Evropës, por edhe komunitetit ndërkombëtar”.
Vuçiq, duke thënë se “ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është me rëndësi kyçe për ne”, shtoi se e respekton sovranitetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.
Po ashtu, Vuçiq dhe Baerbock kanë folur edhe për lidhjet ekonomike mes Gjermanisë dhe Serbisë.
“Serbia dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike. Kompanitë gjermane sot punësojnë më shumë se 75,000 veta në Serbi dhe se ky vend deri tani partneri është më i madh tregtar i jashtëm i Serbisë me 6.5 miliardë euro tregti nga viti 2021”.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në një konferencë të përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se Berlini zyrtar, pas zgjedhjeve në Serbi, do të përpiqet të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në dialogun Kosovë-Serbi.
Ajo ka theksuar se në këtë proces nevojitet një progres më i dukshëm derisa shtoi se Gjermania do të jetë më e pranishme në të ardhmen në Ballkanin Perëndimor.