Premier League shkarkon nga detyra Roman Abramovich-in

Premier League shkarkon nga detyra Roman Abramovich-in

Premier League angleze ka vendosur të shkarkojë Roman Abramovich-in si drejtor të Chelsea-t. Vendimi vjen pas sanksioneve të qeverisë britanike për oligarket rusë të lidhur me Vladimir Putin-in.

Ruso-izraelitit, që është njeri i afërt me Putin-in vetëm pak ditë më parë iu ngrinë të gjitha asetet në Mbretërinë e Bashkuar.

“Pas vendosjes së sanksioneve nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Bordi i Premier League ka skualifikuar Roman Abramovich si Drejtor i Klubit të Futbollit Chelsea”, ka njoftuar Premier League këtë të shtunë të 12 marsit.

“Vendimi i Bordit nuk ndikon në aftësinë e klubit për të stërvitur dhe luajtur ndeshjet e tij, siç përcaktohet në kushtet e një licence të lëshuar nga Qeveria e cila skadon më 31 maj 2022”, vijon deklarata.

Abramovich vendosi klubin në shitje, por pas sanksioneve ai nuk mund të kryente veprime shitjeje. Megjithatë këshilltarët e tij kanë filluar negociata me qeverinë, për të gjetur një zgjidhje më të mirë për të dy palët.

Related Articles