Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, pas aksionit ku u konfiskuan mbi 90 kilogram drogë në afërsi të Podujevës.
Sipas një komunikate, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikim me Narkotikë në Prizrën, ku janë kontrolluar dy lokacione e janë arrestuar të dyshuarit M.Q., dhe A.Sh.
“Tek i dyshuari A.Sh., policia dje ka arritur të gjejë edhe rreth 395 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit të të dyshuarve, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe’ dhe me aktvendim nga prokurori, ata janë ndalur në mbajtje deri në 48 orë.