Një shtetas i huaj, ka vdekur në mënyrë të dyshimtë në Kosovë, njofton Policia, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas policisë viktima është dërguar në QKUK, më pas ka vdekur.
Trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë”.
“VDEKJE E DYSHIMTË /Fushë Kosovë 12.03.2022 – 00:25. Viktima mashkull shtetas i huaj është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së. / Gazeta Enigma.