Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, tha se gjendja në Ukrainë do të përkeqësohet.
Trump tha se kjo luftë mund të çojë edhe deri tek lufta e tretë.
Sipas tij presidenti i Rusisë Vladimir Putin, nuk do ta ndalojë luftën.
Këto deklarime ish-presidenti i SHBA-së i bëri gjatë një mitingu në shtetin e Karolinës, raportojnë mediat ndërkombëtare.
“Kjo mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”.
“Unë shoh se çfarë po ndodh. Sepse nëse mendoni se Putini do të ndalojë, do të bëhet gjithnjë e më keq. Ai nuk do ta pranojë atë dhe ne nuk kemi njeri që të flasim me të.”
Donald Trump, në shënjestër të thumbimit e vuri administratën e presidentit aktual Joe Biden.
Trump tha se Vladimir Putin nuk do të kishte nisur kurrë një luftë gjatë mandatit të tij.
“Askush nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë se unë”. / Gazeta Enigma.