Këto pamje të kapura me dron tregojnë shkallën e bombardimeve në Mariupol të Ukrainës, ndërkohë që qyteti vijon të jetë në shënjestër nga ushtria ruse.
Qyteti port është pa ushqim, pa drita dhe qytetarët mbeten të bllokuar brenda tij, pa asnjë mundësi për t’u larguar.
Përpjekjet e vazhdueshme për të evakuuar civilët kanë dështuar. Më shumë se 2500 banorë kanë mbetur të vrarë deri më tani në Mariupol, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, më 24 Shkurt.
Ndërsa fotot më poshtë, që po ashtu tregojnë shkallën e shkatërrimit të këtij qyteti, që pavarësisht se i rrethuar nga pushtuesit vijon të rezistojë. Ato janë shkrepur në ditë të ndryshme nga qytetarët.
Zyrtarët e qytetit thonë se nevoja për ushqim, ujë, medikamente dhe elektricitet është shumë e madhe./Gazeta Enigma/