Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur nga Podujeva është zhdukur, raporton Gazeta “Enigma”.
Vajza ka dal qe dy ditë nga shtëpia, derisa familjarët nuk e dinë vendndodhjen e saj.
“Fsh. Obranqë, Podujevë 14.03.2022 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar me 15.03.2022 ka raportuar se vajza e tij e mitur për shkaqe ende të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.