S’kalon rezoluta kundër vendimit të ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës

S’kalon rezoluta kundër vendimit të ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta kalojë rezolutën e propozuar në debatin parlamentar lidhur me vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, raporton Gazeta “Enigma”.

63 deputët kanë votuar, 20 prej tyre për, 44 kundër dhe një ka abstenuar.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka njoftuar se pas vendosjes për tarifat e reja të energjisë elektrike, nuk ka kuptim rezoluta që kishin propozuar.

Ai ka tërhequr rezolutën për mos shtrenjtimin e rrymës, duke kërkuar anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

“Në këtë rezolutë kërkohet që të mos ndodhë shtrenjtimi i energjisë elektrike, tashmë kjo nuk ka kuptim që të vendoset në votim. Sepse shtrenjtimi i energjisë elektrike veçse ka ndodhur. Ndërsa, vazhdojmë te rezoluta tjetër e cila kërkon që ky vendim i ZRrE-së të anulohet. Pra, pikën e parë, rezolutën e parë të kësaj seance e tërheqim dhe vazhdojmë me rezolutën tjetër ku flasim për vendimin e ZRrE-së”, tha ai.

Related Articles