Olga Semydyanova, mjeke ushtarake, është vrarë në fushëbetejë derisa po kryente detyrën e saj, sipas zëvendësministres së Jashtme të Ukrainës, Emine Dzheppar.
“Mjekja ushtarake Olga Semydyanova u vra teksa po shpëtonte jetën e ushtarëve ukrainas gjatë betejës me pushtuesit rusë. Ajo ishte nënë e 6 fëmijëve. I përjetshëm qoftë kujtimi për heroinën”, ka shkruar Dzheppar.
Ditë më parë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte thënë se rreth 1300 ushtarë ukrainas janë vrarë në 17 ditët e para të pushtimit rus.
Derisa, sipas të dhënave të fundit që ka publikuar Ministria e Jashtme e Ukrainës, 13,500 veta u vranë nga personeli rus në Ukrainë që nga nisja e agresionit. /Gazeta Enigma.