53 persona u vranë të mërkurën si rezultat i granatimeve të Chernihiv nga trupat pushtuese ruse, njoftoi të enjten guvernatori rajonal.
Gjatë ditës së djeshme u raportua se tre fëmijë u gjetën të vdekur në një ndërtesë që u sulmua, shkruan Skynews.
Ambasada Amerikane në Kiev, raportoi se dhjetë persona u qëlluan për vdekje teksa prisnin në radhë për të marrë bukë.
Qyteti verior i Ukrainës, Chernihiv, është i rrethuar nga forcat ruse që nga 25 shkurti. / Gazeta Enigma.