Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin pret që stadium të jetë i mbushur në miqësoren me Kosovën më 29 mars.
“Helvektikët” më 26 mars do të përballen me Anglinë në “Wembley”, kurse pas tre ditëve e presin Kosovën në shtëpi.
Selektori i Zvicrës ka thënë se pret që stadium të jetë i mbushur në miqësoren ndaj Kosovës.
“Në ndeshje me Kosovën pres që stadiumi të jetë i mbushur. Është një lojë speciale për shumë njerëz të përfshirë që kanë raporte të veçanta me vendin tjetër. E pres një lojë atraktive”, ka deklaruar Yakin.
“Ne kemi lojtarë më origjinë nga Kosova. E Kosova ka lojtarë që janë rritur dhe formuar në Zvicër. Përpos domethënies sportive, ndeshja ndaj Kosovës duhet të jetë edhe një lojë miqësie, në fushë dhe në tribuna”, ka thënë ai.
Ndryshe, ndeshja Zvicër – Kosovë do të zhvillohet në stadiumin e Letzigrund në Cyrih./Gazeta Enigma/