ATK-ja dhe Policia me aksion në Prishtinë

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) është duke e zhvilluar një aksion në Prishtinë bashkë me Policinë e Kosovës.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa.

Ajo ka thënë se aksioni ka filluar rreth orës 09:00, kurse detajet do t’i bëjnë publike pas përfundimit të këtij aksioni.

“Është një aksion i ATK-së më Policinë e Kosovës në dy lokacione të ndara në Prishtinë. Pasi të përfundojë do japim informacione sepse është duke vazhduar dhe mund të ndikojë në proces”, ka thënë Bytyqi- Sefa./Gazeta Enigma/

Related Articles