NATO thotë se deri në 40 mijë trupa ruse janë vrarë, plagosur, zënë robër ose janë zhdukur në Ukrainë.
Kjo, sipas deklaratës së një zyrtari të lartë ushtarak nga aleanca, i cili citohet nga “Wall Street Journal”.
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut llogarit shifrën bazuar në informacionin e dhënë nga autoritetet ukrainase dhe informacionin e marrë nga Rusia, zyrtarisht, tha zyrtari.
NATO vlerëson se janë nga 7 mijë deri në 15 mijë ushtarët rusë – të vrarë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.
Duke përdorur mesataret statistikore nga konfliktet e kaluara që për çdo viktimë janë plagosur afërsisht tre ushtarë, analistët e NATO-s arrijnë shifrën e tyre totale.
Rusia filloi pushtimin e saj me rreth 190 mijë trupa. Që nga fillimi i luftimeve autoritetet ruse kanë sjellë trupa shtesë nga Çeçenia, Siria dhe vende të tjera, shkruan WSJ-ja.