Kurti: Kroacia, shteti i parë që Kosova beson se do të lobojë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti: Kroacia, shteti i parë që Kosova beson se do të lobojë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar të enjten se Kroacia është shteti i parë që Kosova beson se do të lobojë për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Kurti ka thënë se nuk e di nëse Shqipëria e ka bërë të njëjtën, duhet pyetur.

Ai më tej ka deklaruar se gjeneralët amerikanë thonë se usharët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk kanë asnjë ngecje në krahasim me kolegët e tyre amerikanë apo evropianë.

“Kroacia ka qenë gjithmonë një vend mik dhe popull mik edhe në kohën e ish-Jugosllavisë lidhja e Prishtinës me Zagrebin ka funksionuar për ta balancuar dominim e Beogradit. Zagrebi dhe Lubjana kanë qenë kryeqendrat të cilat na kanë përkrahur gjatë kohës së okupimit dhe në këtë mënyrë arrinin ta balanconin dominimin e Beogradit. Kroacia është shteti i parë që ne shikojmë nga veri-perëndimi e që është në dy organizatat që ne aspirojmë. Duhet ta pyesim Shqipërinë, shpresojmë që e ka bërë të njëjtën, edhe ajo duhet sa më shumë të avokojë, të lobojë për Kosovën. Ne jemi të interesuar të kontribuojmë në NATO. Gjeneralët amerikanë kanë thënë se te Ushtarët në FSK nuk vërejnë kurrfarë ngecjesh në krahasim me kolegët e tyre amerikanë apo evropianë”, ka thënë Kurti në KTV.

Related Articles