“Dorëzohet” Amerika: Nuk kemi strategji për ndryshimin e regjimit në Rusi

“Dorëzohet” Amerika: Nuk kemi strategji për ndryshimin e regjimit në Rusi

Sekretari i Shtetit Antony Blinken, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë strategji për ndryshimin e regjimit për Rusinë.

Në një fjalim në Varshavë, presidenti Joe Biden tha se presidenti rus, Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

“Unë mendoj se presidenti, Shtëpia e Bardhë, theksoi mbrëmë se, thjesht, presidenti Putin nuk mund të fuqizohet për të bërë luftë ose për t’u përfshirë në agresion kundër Ukrainës apo dikujt tjetër”.

“Siç e dini, dhe siç na keni dëgjuar të themi vazhdimisht, ne nuk kemi një strategji të ndryshimit të regjimit në Rusi, apo askund tjetër, për këtë çështje”, shtoi Blinken. / Gazeta Enigma.

Related Articles