Këmbësoret e aksidentuara te Mensa e Studentëve, jashtë rrezikut për jetën (VIDEO)

Këmbësoret e aksidentuara te Mensa e Studentëve, jashtë rrezikut për jetën (VIDEO)

Këmbësoret që sot u goditën sot nga një veturë te salla “1 Tetori” në Prishtinë, janë jashtë rrezikut për jetën.

Ato janë të moshës 23-26 vjeç dhe ishin duke u kthyer nga fakulteti në momentin e aksidentit, ndërkaq vetura ishte duke ia lëshuar rrugën një tjetre, kur goditi vajzat.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar aksidentin për Gazetën Enigma.

Ajo ka bërë të ditur se rreth orës 16:00 është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.  

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësor.   Për  pasojë, katër persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti për Enigmën.

Kurse, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Related Articles