Biden për Rusinë: Le t’i shohim veprimet e saj tani e tutje

Biden për Rusinë: Le t’i shohim veprimet e saj tani e tutje

Pas lajmeve që Rusia do të pushojë përpjekjet për pushtimin e Kievit dhe Chernihivit, ka reaguar edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cili i ka parë me skepticizëm zotimet ruse për rrallim të sulmeve në Ukrainë.

Presidenti Biden ka thënë se duhet parë se si do të sillet Rusia tani e tutje.

“Nuk mund të them diçka rreth kësaj përderisa nuk kemi parë veprimet e tyre”, ka thënë Biden.

“Le të shohim nëse do të bëjnë çfarë po thonë. Negociatat vazhduan edhe sot, në Turki dhe tjetërkund”, ka vazhduar presidenti amerikan.

Ai ka folur edhe për takimin me krerët e NATO-s gjatë javës së kaluar në Evropë.

“Kisha një takim me krerët e katër shteteve aleate të NATO-s: Francë, Gjermani, SHBA dhe Mbretëri e Bashkuar. Duket se ka një konsensus për të pritur se çfarë do të ofrojë Rusia”, ka theksuar Biden.

Related Articles