Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 19 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu, sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.860
Deri më sot 820.678 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.224 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.860.
Në total numri i rasteve aktive është 555. / Gazeta Enigma.