Serbët fillojnë të kthehen në Kosovë pas votimeve në Serbi, pritje të gjatat në kufi

Serbët fillojnë të kthehen në Kosovë pas votimeve në Serbi, pritje të gjatat në kufi

Serbët e Kosovës të cilët kanë marr pjesë në zgjedhjet serbe në këtë shtet, kanë filluar të kthehen në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, situata në pikat kufitare tek Dheu i Bardhë, Jarinje e Bërnjak, paraqitet me pritje minimum deri në 20 minuta.

Në Bërnjak, pritjet për të hyrë në Kosovë nga Serbia janë prej 20 deri në 30 minuta, njofton Klankosova.tv.

Në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë prej 45 minuta deri në një orë, ndërsa situatë më e rënduar paraqitet tek pika kufitare në Jarinje, ku pritjet janë prej një orë deri në 70 minuta.

Kujtojmë se në Serbi sot po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ndërsa serbët e Kosovës janë detyruar që të shkojnë të votojnë në territorin serb, pasi një gjë e tillë nuk u lejua nga Qeveria e Kosovës./Gazeta Enigma/

Related Articles