KEDS-i nuk guxon t’ua faturojë qytetarëve rrymën me tarifat e reja të shkurtit.
Këtë ia ndalon pezullimi i përkohshëm i Gjykatës Themelore të Prishtinës ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Gjykata vendosi kështu pas padisë së Partisë Demokratike, ndërsa gjendja e tillë zgjatë deri në një vendim tjetër të këtij institucioni.
KEDS e drejtoi gishtin kah ZRRE, kur u pyet prej televizionit se çfarë tarifash do t’i aplikojnë këtë muaj. Kurse rregullatori nuk ktheu përgjigje të hënën.
Përveç çmimit të vjetër, deputeti Bekim Haxhiu po kërkon edhe kthim të parave tek qytetarët që paguan më shtrenjtë në mars e prill.
Por avokati Mentor Beqiri shpjegon se vendimi për pezullim i gjykatës nuk e përfshin kthimin e parave, pasi nuk është vendim meritor.
Më 8 shkurt, ZRRE e dyfishoi çmimin e energjisë për shpenzimet mbi 800 kilovatë në muaj./Gazeta Enigma/