Haxhiu i reagon LDK-së: Përpjekjet e juaja janë të dështuara, e kemi vullnetin e hekurt

Haxhiu i reagon LDK-së: Përpjekjet e juaja janë të dështuara, e kemi vullnetin e hekurt


Pas akuzave të adresuara nga LDK-ja drejt ekzekutivit për kapje të sistemit të drejtësisë ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebok” ministrja Haxhiu ka shkruar se përpjekjet e opozitës për të njollosur dy iniciativa të rëndësishme, atë për reformën në sistemin prokurorial dhe atë për konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve në rastet kur ajo nuk mund të justifikohet, janë të dështuara.

“E kemi pasur të qartë që rruga drejtë reformave nuk do të jetë e lehtë megjithatë e kemi vullnetin e hekurt për të bërë ndryshimet e duhura. Vendi ynë do të bëhet i jetueshëm, me drejtësi e barazi”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq kujtojmë se deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj përmes një konference për media sot ka akuzuar Qeverinë se ka kapur edhe institucionet e pavarura, sidomos sistemin e drejtësisë. / Gazeta Enigma.



Related Articles