Sipas Raportit të Freedom House për vitin 2022 në të cilin Kosova përshkruhet si vend pjesërisht i lirë, ka një referencë të rëndë për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.
Emrat e tyre përmenden në kontekst të zgjedhjeve duke u përshkruar si figura të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar që ndikojnë në instalimin e udhëheqësve në pozita.
Raporti i ri i “Freedom House” flet edhe për emra të përveçëm, konkretisht për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, personalitetet e të cilëve i lidh me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.
“Figura të mëdha politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë dhe kanë ndikuar në instalimin e liderëve kyç”, thuhet në raportin e Freedom House.
“Freedom House” vlerëson se korrupsioni dhe klientelizmi shpesh bëjnë presion mbi votuesit gjatë zgjedhjeve. Duke theksuar se biznesmenët e fuqishëm në Kosovë mund të ndikojnë në zgjedhjet politike të punonjësve të tyre.
Gjithashtu thuhet se Serbia vazhdon të ushtrojë ndikim në Listën Serbe, si dhe në zgjedhjet politike të serbëve etnikë në përgjithësi