Vuçiq: Jemi të shqetësuar për kërcënimet që vijnë nga Kosova

Vuçiq: Jemi të shqetësuar për kërcënimet që vijnë nga Kosova

Presidenti i Shqipërisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se janë të shqetësuar nga kërcenimet që vijnë nga Kosova, derisa shpreson në vazhdimësinë e dialogut të nivelit të lartë.

Ai madje tha se këto “shqetësime” të tij ia ka përcjellur edhe emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsollav Lajçak, i cili të mërkurën udhëtoi për në Beograd.

“Ne jemi të shqetësuar për kërcënimet, mosrespektimin e marrëveshjeve të Brukselit, dhe mungesës së dëshirës për të përmbushur atë që është arritur”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, presidenti i Serbisë tha se është “veçanërisht i shqetësuar për Veriun e Kosovës”, për çka theksoi se ekziston “sjellje e dhunshme”.

“Është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit, për popullin tonë, edhe për serbët edhe për shqiptarët, që të ruajnë paqen”, përfundoi ai.

Janë bërë gjashtë muaj që ka përfunduar marrëveshja e përkohshme për reciprocitetin e targave ku palët kanë mbuluar simbolet shtetërore të njëra-tjetrës me ngjitëse. Derisa, grupet punuese pritet të takohen dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare për targat.

LEXO EDHE: Marrëveshja për targat – tema e diskutimit në takimin e sotëm midis Kosovës dhe Serbisë

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që bërthama e një marrëveshje të mundshme për targat do të jetë e bazuar plotësisht në reciprocitet.

Related Articles