“Ne kemi vendosur të mos votojmë dhe të mos marrim pjesë në asnjë votim përderisa nuk themelohet komisioni hetimor për çështje energjetike dhe e konsiderojmë te drejtë kushtetuese dhe mbi të gjitha e konsiderojmë të drejtë të qytetarëve tanë”.
Abdixhiku ka kërkuar transparencë, duke thënë se ka ndodhur një menaxhim skandaloz i krizës energjetike në Kosovë, andaj po kërkon transparencë nga partia në krye të shtetit.
“Ka ndodhur një menaxhim skandaloz i krizës energjetike në Kosovë nga zyrtarët më të lartë qeverisës një papërgjegjësi e paparë prej muajve të verës të vjeshtës dhe krizës së madhe në dimër dhe ka ndodhur një përfundim skandaloz që i merr Kosovës 120 milionë euro i vendos në një kompani private dhe prapë po e përsëris rrit faturat e energjisë elektrike deri në 100 për qind. Për këtë, Kosovës i duhet transparencë e plotë. Ne po kërkojmë transparencë”.
“Arsyetimet e kota të pushtetit për çështje ligjore rreth themelimit të pavërteta dhe të pasakta s’mund ta ndalin këtë komision”.
“Krimi, në qoftë se ka ndodhë dhe tentoni ta fshihni me mosvotim të komisionit, nuk do të fshihet, ai mbetet aty, herët apo vonë do të merremi me këtë çështje”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë që kjo parti nuk do të marrë pjesë në asnjë votim në parlament përderisa nuk themelohet komisioni hetimor për energjinë.