olicia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtine, Obiliq, Prizren dhe Gjakovë.
Prishtinë 22.04.2022 – 00:10. Viktima femër kosovare ka raportuar së është kanosur dhe sulmuar nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.
Obiliq 22.04.2022 – 12:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
Prizren 22.04.2022 – 11:00. Viktima femër shtetase gjermane ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 22.04.2022 – 19:31. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, palët nuk janë intervistuar pasi që ishin në gjendje të dehur dhe të njëjtit ndalohen në ndalim policor deri në këndellje.
Gjakovë 22.04.2022 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.