Eintracht Frankfurt ka shënuar fitore me rezultat 1-2 ndaj West Hamit në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Europës.
Të parët që kaluan në epërsi në minutën e parë ishin mysafirët me Knauffin.
Vendasit e barazuan rezultatin me Michail Antonion në minutën e 21-të.
Golin e fitores e shënoi Daichi Kamada në minutën e 54-të.
Ndeshja e kthimit luhet në Gjermani sot një javë nga ora 21:00./Gazeta Enigma/