Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Bujanoc, e refuzon kërkesën e Partisë Socialiste të Serbisë së Ivica Daçiqit për anulimin e votimeve në Tërnoc të Madh, nga ku Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës fitoi një mandat në Kuvendin e Serbisë, transmeton portali Bujanovacke.rs, shkruan Danas, përcjellë Gazeta Enigma.
Anëtarët e SPS-së, SNS-së dhe Aleancës së Hungarezëve të Vojvodinës, votuan në favor të anulimit të zgjedhjeve.
Kurse kundër kanë qenë përfaqësuesit e partive shqiptare dhe një anëtar i KK-zë dhe përfaqësuesi i Partisë Rome.
Ky vendim i KKZ-së në Bujanoc i hap rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 3 prillit dhe formimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Serbisë.
Sipas ligjit, në Serbi, afati për formimin e qeverisë është 90 ditë nga konstituimi i kuvendit, kurse kuvendi konstituohet jo më vonë se 30 ditë nga dita e shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve./GazetaEnigma/