Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë, ku do të takohet me kancelarin Olaf Scholz.
Kurti dhe Scholz, sipas njoftimit nga zyra e kancelarit, do të flasin mbi zhvillimet e mëtejshme për statusin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës që lidhet ngushtë me ofrimin e këtij vendi me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Pos Kurtit, kancelari gjerman pret edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, veçse ndaras.
Si me Kurtin, ashtu dhe me Vuçiqin, kancelari gjerman do të dalë në konferencë për media.
Ndërkohë, në Berlin zbarkon edhe emisari evropian për dialogun kosovaro-serb, Miroslav Lajçak. Ai do t’i takojë në mbrëmje Kurtin dhe Vuçiqin. / Gazeta Enigma.