Tre shtetas serb, dy gra dhe një burrë, janë arrestuar pasi kanë hyrë në mënyrë ilegale brenda shtetit të Kosovës, përcjellë Gazeta Enigma.
Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur edhe disa mjet pune të cilat janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
KALIM ILEGAL I KUFIRIT /Fsh. Koshuticë, Leposaviq, 02.05.2022 – 19:45. Janë arrestuar dy femra dhe një mashkull shtetas të Serbisë, pasi që me veture kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në R. Kosovë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur edhe disa mjet pune të cilat janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./GazetaEnigma/