Për nder të Ditës së Dëshmorëve, Kuvendi mban një minutë heshtje

Për nder të Ditës së Dëshmorëve, Kuvendi mban një minutë heshtje

Kuvendi i Kosovës ka nisur me një minutë heshtje për nder të Ditës së Dëshmorëve, raporton Gazeta “Enigma”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bashkë me deputetët kanë nderuar të gjithë të rënët për liri.

Sipas agjendes, në këtë seancë do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Gjithashtu pika tjetër të rendit të ditës janë edhe procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të Ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2022, emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, debat parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj etj. / Gazeta Enigma.

Related Articles