Është arrestuar sulmuesi Otto John nga Policia e Kosovës.
Burimet e Gazetës Enigma kanë bërë të ditur për arrestimit e sulmuesit.
John dyshohet për “Trafikim të njerëzve dhe shërbime seksuale të viktimës”, kurse policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se është arrestuar një person shtetas i Nigerisë, në Prishtinë.
“Prishtinë 05.04.2022 – 07:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 05.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Nigerisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./ GazetaEnigma