‘Diamanti i Llapit’, Krasniqi: Shpresoj që Kupën do ta fitojmë, sezonin tjetër do të luftojmë për titull

‘Diamanti i Llapit’, Krasniqi: Shpresoj që Kupën do ta fitojmë, sezonin tjetër do të luftojmë për titull

Kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u luajtur në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni i Kosovës tashmë veçse është shpallur edhe matematikisht. Sezonin 2021/22 e ka fituar skuadra nga Suhareka, Ballkani, raporton Gazeta Enigma.

Ekipet që i kanë siguruar garat evropiane këtë sezon janë: Ballkani, Gjilani, Drita dhe Llapi.

Padyshim se skuadra e Llapit është njëra ndër ekipet më të forta në Kosovë dhe me futbollin më të bukur. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka sulmin e dytë më efikas në Superligë pas Ballkanit, ku gjatë gjithë ndeshjeve ata kanë krijuar shumë raste shënime.

Futbollisti i cili ka fascinuar me paraqitje këtë sezon tek skuadra e Llapit është Ilir Krasniqi.

Krasniqi për llapjanët është paraqitur në dy pozita, si qendërmbrojtës ku ka qenë ‘mur i pakalueshëm’ dhe si mesfushor defanziv ku ka bërë detyrën për mrekulli.

Gazeta Enigma e ka kontaktuar futbollistin i cili ka folur për ecurinë e Llapit këtë sezon, finalen e Kupës së Kosovës, ofertat dhe shumëçka tjetër.

Sipas Krasniqit, ecuria e ekipit ka qenë mjaftë e mirë dhe se i është mirënjohës trajnerit, Tahir Batatina për hapësirën e dhënë.

“Ecuria jonë me Llapin ka qenë mjaftë e mirë këtë sezon sepse edhe mua më është dhënë hapësire nga trajneri Tahir Batatina për të cilin besoj se ja kam shpërbly në mënyrën më të mirë dhe i jam mirënjohës”, tha Krasniqi.

Skuadra e Llapit edhe kampionë në fuqi e Kupës së Kosovës pasi që sezonin e kaluar arriti ta mposht skuadrën e Dukagjinit në finale.

Këtë sezon skuadra llapjane në finale do të ballafaqohet me Dritën e Gjilanit, kurse Krasniqi shpreson që suksese do të përsëritet.

“Po patjetër se besoj fuqishëm se edhe këtë sezon do ta përsëritëm suksesin e vitit të kaluar. Drita është skuadër mjaftë e mirë, por ne do luftojmë deri në frymën e fundit”, shtoi Krasniqi.

Në media që tani kanë filluar lajmet për transferimet e futbollistëve për sezonin tjetër. Gjithashtu, edhe për Llapin kanë qarkulluar disa lajme të tilla dhe se sezonin tjetër do luftojnë për titullin kampion.

Futbollisti 22-vjeçar ka theksuar se ekipi i tyre do luftoj për titullin kampion sezonin tjetër.

“Sezonin tjetër Llapit i mbetet të luftoj për titullin kampion pasi që kemi një ekip mjaftë të mirë që mund të luftojmë deri në fund për titullin kampion”, potencoi ai.

Krasniqi gjithashtu ka thënë për Enigmën se ka oferta nga klubet tjera, por që nuk janë diçka serioze.

Për fund, ‘diamanti’ i Llapit ka edhe një premtim për tifozë e Llapit, “Legjendat” të cilët e kanë përkrahur ekipin maksimalisht këtë sezon.

“Tifozëve tanë “Legjendave” në këtë rast ju premtojmë se do e japim maksimumin tonë në çdo ndeshje dhe shpresojmë që t’i gëzojmë në Kupën e Kosovës edhe në  garat evropiane.

Llapi aktualisht pozicionohet në vendin e katërt me 54 pikë të grumbulluara. Kujtojmë që sot ata e zhvillojnë ndeshjen e 34 kampionale kundër Gjilanit me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles