“Do të ketë presion edhe më të fortë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë”

“Do të ketë presion edhe më të fortë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se në periudhën e ardhshme do të ketë presion edhe më të fortë ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Në TV Pink, ajo tha se kishte interes të madh nga Perëndimi se pse Serbia nuk po vendos sanksione ndaj Rusisë dhe vuri në dukje se në periudhën e ardhshme presioni ndaj Serbisë për ta bërë këtë do të ishte më i fortë, transmeton Klankosova.tv.

Shefja e ekzekutivit serb me rastin e propozimit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi prej 90 ditësh tha se duhet të bëhen analiza të hollësishme dhe të shihet se sa do të kushtojë gjithçka.

Related Articles