Të martën, ka nisur seanca e mëtejshme për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale, raporton Gazeta “Enigma”.
Me këtë rast ish komandanti i UÇK-së, Kadri Veseli u deklarua i pafajshëm, teksa theksoi se mezi pret të filloj gjykimi që ta dëshmoj pafajësinë e tij.
“I kam lexuar vetëm kam dëshirë të filloj gjykimi sa më shpejtë dhe të kem të drejtën time të shprehem për pozitën time dhe pafajësinë time, para qytetarëve të Kosovës, luftëtarëve të UÇK-së dhe këtij gjyqi të nderuar”, tha shkurt ai.
Ai u pyet nga prokuroria nëse i pranon aktakuzat e ngritura ndaj tij. Me këtë rast Veseli u deklarua i pafajshëm./ Gazeta Enigma.