Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina po humbet vullnetin për të negociuar me Rusinë, duke pasur parasysh mizoritë e kryera nga ushtria e Moskës në vendin e tij.
Në një takim online me studentët e Institutit të Shkencave Politike në Paris, Zelensky u shpreh se Ukraina është e gatshme për negociata me Rusinë, por masakrat ruse po i pengojnë ato.
“Ne jemi të gatshëm të ecim përpara me negociatat. Me çdo Bucha të re, me çdo Mariupol të ri, me çdo qytet të ri ku ka dhjetëra viktima dhe mizori të të gjitha llojeve, dëshira dhe mundësia për të negociuar zhduket, si dhe mundësia për të gjetur një zgjidhje diplomatike”, deklaroi presidenti Zelensky. / Gazeta Enigma.